Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se teksa bota po flet si të dilet nga pandemia COVID-19, si në anën shëndetësore dhe ekonomike, PLAN-istat po synojnë të kryejnë shpejt një marrëveshje me Serbinë dhe të nisin autostrada, e cila kalon nga arat e tyre, për të përfituar miliona nga shpronësime.
“E gjithë bota flet si të dilet nga pandemia COVID-19, si në rrafshin shëndetësor, ashtu edhe në atë ekonomik. PLAN-istat bëjnë plane si të vijnë në pushtet me dy agjenda: me nguti ta bëjnë marrëveshjen me Serbinë dhe t’i nisin disa autostrada, ku tenderët i marrin kompanitë e tyre dhe rrugët të kalojnë nga arat e tyre, duke marrë miliona nga shpronësimet. Populli nuk ndalet, përgjigjen do ta ketë të fortë!”, ka shkruar Haziri.