Reshjet e borës që kanë filluar nga orët e para të mëngjesit të sotem ka mbuluar qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info

Ashtu ishte lajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se në ditët e para të kësaj javë do ketë reshje bore.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik .Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës. Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s./Llapi.info