Nuk kanë fund zënkat në emisione drejtpërdrejtë në Ukrainë. Shkak si gjithmonë bëhen tema në lidhje me Rusinë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.

“Sputnik” raporton se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në emision News One me analistin dhe ekspertin e shkencave politike, Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se

” paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë”.

Semçenko reagoi duke e quajtur ” deputetin të sëmurë mendor, çka bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin”.

Mosiyçuk më pas tregoi nga telefoni disa të dhëna dhe kërkoi që Semçenko të largohet nga studio, shkruan alsat-m.

Semçemko plotësoi kërkesën, por para se të largohej lëshoi disa akuza ndaj Mosiyçuk, i cili e ndoqi dhe e goditi nga pas.

Më herët gjatë këtij muaji, në një transmetim të drejtpërdrejtë u konfliktuan edhe deputeti Oleg Barna nga partia në pushtet me deputetin e partisë Svoboda, Yuriy Levçenko.