“Bloomberg” ka publikuar një shkrim analitik duke bërë thirrje që Ballkani të mbahet larg nga vendimet dhe manipulimet e presidentit të Rusië, Vladimir Putin.
Agjencia amerikane “Bloomberg” në një shkrim me titullin “Të mbahet Ballkani larg nga duart e Putinit” shkruan se kjo duhet të jetë koha e optimizmit për shtetet e ish Jugosllavisë.
Por, ajo thekson se lajmi i mirë në Ballkan ekziston një papëlqim për presidentin Rus për përforcimin e lidhjeve të rajonit me Evropën perëndimore. Në këtë kuptim, “Blomberg” përkujton se Mali i Zi u bë anëtarja e 29-të e NATO-s, kurse Maqedonia punon në zgjidhjen e çështjes me Greqinë rreth emrit. Bosnja e Hercegovina gjatë këtij viti ka qenë më e qetë gjatë zgjedhjeve në raport me 2014-ën dhe se janë duke përparuar bisedimet rreth paqes në Kosovë, edhe pse nuk janë duke u mbajtur me rregull, transmeton lajmi.net.
“Për Vladimir Putinin, krejt këto janë lajme të padëshiruara, për të ruajtur stabilizimin e Ballkanit dhe përforcuar raportet e tij me Evropën perëndimore. Presidenti rus beson se kjo është arsyeja pse shtetet perëndimore janë duke e fokusuar pjesën e Ballkanit në përpjekje ta mbajnë në distancë Rusinë dhe të përforcojnë statusin e tyre si fuqi botërore. Moska do të mundohet t’u qëndrojë në rrugë”, shkruan “Bloomberg”.
Në shkrim përmenden edhe edhe veprimet e Rusisë për të cilat thuhet se paraqesin problem për Evropën dhe Ballkanin sepse destabilizojnë pjesën e juglindjes së kontinentit derisa përmenden edhe hapat që duhet t’i bëjë BE-ja.
Përforcimi i qëllimshëm i ndikimit të Rusisë
Si një prej tyre, përmend se BE duhet të shtyjë përpara bisedimet e paqes mes Beogradit dhe Prishtinës duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve mes dy palëve për tema të ndryshme përfshirë taksën e re për mallrat serbe, në mënyrë që të ketë edhe mbështetje të fondit financiar për procesin e pajtimit, siç kishte bërë për Irlandën e Veriut, transmeton lajmi.net.
“Bloomberg” thekson se Putin i ka ndihmuar Milorad Dodikut të fitojë në zgjedhje dhe të fitojë një nga tri vendet në Presidencën e Bosnjës e Hercegovinës duke u takuar me të para zgjedhjeve. Dhe, po ashtu grupi i hakerëve rus Fancy Bear u mundua të realizojë sulme kibernetike në Ministrinë e mbrojtjes së Malit të Zi sa që “kampanja ruse për shpërndarjen e dezinformatave” ndihmoi në pjesëmarrjen më të vogël në referendumin për emrin e Maqedonisë.
Po ashtu thuhet se Rusia dhe Serbia kanë formuar “qendrën humanitare” për të cilën SHBA beson se paraqet mbulesë për spiunazh. “Bloomberg” megjithatë vlerëson se Evropa “pa qëllim ka përforcuar ndikimin e Rusisë duke i mbajtur në diskutim shtetet e Ballkanit në lidhje me anëtarësimin në BE”.
Në këtë kontekst, përmendet se Serbia dhe Mali i Zi mund të hyjnë në BE më 2025, por thuhet se liderëve evropianë nuk u ngutet të reagojnë.
Transferimi i shkathtësisë
“Bloomberg” përkujton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron së fundmi kishte deklaruar se zgjerimi i BE-së duhet të ndodh në kohën e duhur derisa nuk vjen deri te “zgjimi dhe funksionalizimi më i mirë i Bashkimit Evropian”.
Agjencia vlerëson se presidenti amerikan, Donald Trump ka përkeqësuar edhe më shumë gjërat më herët gjatë këtij viti kur malazezët i përshkroi si popull “shumë agresiv”, me çka e hodhi në dyshim nëse SHBA duhet ta mbrojë këtë anëtare të NATO-s në rast në një invazioni, transmeton lajmi.net. “Bloomberg” theksoi se Evropa mund të shfaq përpjekje për ta kundërshtuar “propagandën ruse” dhe të luftojë kundër korrupsionit të qeverisë, njësoj siç kishin bërë SHBA-ë me paketën prej 7 milionë dollarësh në vitin e kaluar.
Agjencia konsideron se NATO mund ta ndajë shkathtësinë e saj me shtetet e Ballkanit në luftë kundër sulmeve të hakerëve, si dhe mund të organizojë ushtrime ushtarake për të zvogëluar pasojat e katastrofave edhe me shtete që nuk janë anëtare të Aleancës, e jo vetëm me Malin e Zi.
“Më në fund, nuk duhet të nënçmohet rëndësia e vizitave të zyrtarëve të lartë evropianë dhe amerikanë. Në luftën kundër propagandës ruse, çdo shenjë e mbështetjes së Perëndimir është shumë e dobishme. Në mënyrë që të vazhdojë avancimi drejt paqes dhe stabilitetit, Ballkani duhet të bindet që Evropa dhe SHBA nuk do t’i lënë të varur nga manipulimet e Putinit”, përfundoi “Bloomberg”.