Që nga orët e hershme të mëngjesit, qendra e qytetit të Podujevës është bllokuar për qarkullim të automjeteve, raporton Llapi.info.

Bllokimi i rrugës “Zahir Pajaziti” është bërë për shkak të punimeve të cilat janë duke u bërë në këtë rrugë.

Kujtojmë se renovimi i kësaj rruge është bërë nga komuna e Podujevës, ku edhe është duke u shtruar shtresë e re e asfaltit në këtë rrugë./Llapi.info