Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka njoftuar se deri më sot janë pranuar mbi 15 mijë aplikime nga bizneset dhe familjet pa të ardhura alternative për të përfituar nga pakoja emergjente e Qeverisë.

“1. Kompenzim të pagës në masën e 170 euro për gjithsej 62.550 punëtorë. 2. Kompenzim të pagës për punëtorë të rinjë për gjithsej 4.092 punëtorë të regjistruar për herë të parë. 3. Kompenzim për punëtorët e larguar nga puna për gjithsej 671 punëtorë 4. Kompenzim për shtesën prej 100 euro për shitësit në markete, furra e barnatore për gjithsej 2.781 punëtorë 5. Kompenzim për gjysmën e shumës së qerasë për gjithsej 3.779 qeramarrës. 6. Kemi pranuar 15.322 kërkesa për mbështeteje familjare për ato amvisëri që momentalisht nuk kanë asnjë të ardhur as nga sektori publik e as ai privat (10.122 aplikime online dhe 5.200 aplikime fizike). Ne këtë masë ka pasur keqkuptime dhe me gjasë ka edhe shumë aplikime të gabueshme. 7. Kemi pranuar deri më tani kërkesa për pagesën e shtesës prej 300 euro nga masa 1.6 për diku 23.000 zyrtarë nga sektori i shëndetësisë, sigurisë dhe inspektimeve “.

Bislimi shtoi se bazuar në statistika dalin dy mesazhe të fuqishme.

“a. Si komuniteti i biznesit ashtu edhe qytetarët kanë besim maksimal në pakon emergjente dhe rrjedhimisht aplikimi është shumë intenziv, dhe b. Numri i vendeve të reja të punës të formalizuara është gjashtëfish më i madh se sa numri i punëtorëve të raportuar si të larguar nga vendi i punës, që dëshmon nivel të lartë të përgjegjësisë morale nga vetë komuniteti i biznesit. Ruajtja e kontigjentit të fuqisë punëtore është ndihmesa më e madhe që i bëhet ekonomisë në këtë periudhë të pazakontë “.

Të nderuar qytetarë të Republikës:Më lejoni që të ndaj me ju informatat lidhur me progresin e deritanishëm me…

Gepostet von Besnik Bislimi am Donnerstag, 23. April 2020