Në intervistën e dhënë për Llapi.info, imami i xhamisë së madhe në Podujevë, Idriz Bilalli ka folur edhe për heroin Zahir Pajaziti figurën e të cilit e ka çmuar lart duke e quajtur legjendë, shkruan Llapi.info..
Bilalli tha se është gabim i madh që sot tentohet që heronjtë të përvetësohen nga subjektet politike apo individ të ndryshëm.
“Puna dhe aktiviteti luftarak që e ka bërë Zahiri në Podujevë ai është legjendë për mendimin tim. Gabimi i madh është bërë që edhe sot tentohet që heronjtë të përvetësohen çoftë nga subjektet politike apo individëve. Kjo është gabim, ata janë të Kosovës dhe gjithë shqiptarisë. Kjo është ai gabimi dhe casja jo e mirë edhe e udhëheqsjes komunale në raport me këto figura që kanë dhënë jetën në Llap edhe Zahiri, Hakifi, Edmondi e shumë të tjerë.”, u shpreh ai.
Ai ka treguar ka pasur rastin ta takoi Zahirin në kafen “Te Sabiti” pasi që në atë kohë Zahiri kishte qenë inkasant i tre përqindëshit.
“Heroin Zahir Pajaziti e kam njohur si person si individ jemi takuar disa herë në këtë lokalin “Kafja e Sabitit” qajtoren ku jemi takuar e kemi frekuentuar atë pjesë. Dhe Zahir Pajziti ka qenë atëherë në atë kohë kur kam qenë anëtar kryesie i LDK-së, Zahiri ka qenë inkasant i këshillit të financimit.”, tregon Bilalli.
Bilalli kujton momentin kur e ka takuar Zahirin në hyrje të “Kafes së Sabitit” të cilit i kishte ofruar nihmë.
“Më kujtohet një moment në hyrje të “Kafës të Sabitit” jemi takuar dhe atëherë e kam ditur që ka qenë i përndjekur nga policisë serbe dhe në një mënyrë ju kam afruar dhe i kam thënë që nëse ke nevojë ndonjëherë për diçka jam i gatshëm të ndihmoi e kam pas fjalët për me strehua diku me i ndihmua. Kjo ka qenë ajo bisedë e shkurtër mes meje dhe tij. E di që kur ka qeë maltretua familja e Zahirit të ndjerë ne si kryesi e degës kemi shkuar tek familja e tij na ka pritë.”, tha ai.
Bilalli ka marrë pjesë edhe në varrim e Zahirit gjatë në të cilin tha se ka lexuar Ajete të vecanta Kuranore./LLapi.info/




