Lokale - eSIMy

Imam i xhamisë së madhe në Podujevë, Idriz Bilalli ka ‘goditur’ kreun e komunës së Podujevës Agim Veliu dhe partinë në të cilën dikur edhe ai ishte anëtar duke u shprehur i zhgënjyer dhe i lënë anash nga partia në të cilën ishte aktiv për 16 vjet rresht.

Për këtë ai ka përmendur faktin se nuk është vizituar asnjëherë nga Veliu apo zyrtarë të LDK-së përderisa ka pranuar vizita nga zyrtarë të lartë vendas dhe ndërkombëtarë. Ani pse zyret e xhamisë dikur janë përdorur edhe nga LDK-ja.

“Agim Veliu nuk ka qenë për të më vizituar asnjëherë.unë kam pasur musafir të lartë që jam mirënjohës ambasadori Norvegjez, Jan Braathu që është kryesues i OSBE-së ka ardh edhe më ka vizitu në këtë zyre 2 herë dhe të tjerë figura si Ramush Haradinaj përs hkak qëndrimeve të mija që tani rezultoi që kanë qenë të drejta së bashku me disa kolegë të mijë sa i përket keqpërdorimit të fesë, motivimin e njerëzve për të shkuar në Siri etj. Për këtë çështje janë ardh njerëz me më vizitu ndërsa njerëzit që unë kam punuar periudhë të gjatë kohore kanë hezituar dhe unë nuk e di pse, ata e dine”, u shpreh Bilalli

Më tej, ai ka përmendur edhe qëndrimet e tij kundër ekstremizmit fetar, qëndrime të cilat dolën të vërteta për të cilave asnjëherë nuk mori përkrahje nga zyrtarët komunal vendas të tij.

“Në 2011 kam dalë më qëndrime kundër ekstremizmit, kam pasur kërcënime, telefonata e letra kërcënuese, kam pasur nevojë për një mbështetje morale sepse unë kam qenë shumë i bindur se kjo çështje se është interes i fesë dhe kombit sepse të dyja janë të pandashme, mirëpo për mua këta kolegët e mi ka qenë shumë e rëndësishme që për mua të thonë një kryetar i komunës apo zyrtar që ne mulla Idrizin e njohim se e kemi pasur edhe bashkëpunëtorë dhe e mbështesim në qëndrimet e mia. Për mu ajo ka qenë e mjaftueshme por ata as atë nuk e kanë bërë. Për mu është zhgënjyese, nuk e di pse e kanë bërë, ndoshta prej mosdije apo aktiviteteve e angazhimeve të shumta por për mua është zhgënjyese”, shtoi ai.

Bilalli thotë se është çuditur dhe zhgënjyer nga kreu i Podujevës, Agim Veliu se si asnjë nga zyrtarët komunal, dikur kolegë nuk e kishin uruar për postin e kreut të BIK-ut në Podujevë.

“Mua më ka ardhur disi e çuditshme që nuk kanë  marrë guxim e mardh deri në zyre me ma bë një urim që po marr  një post në BIK të Kosovës detyrën e kryetarit dhe në një mënyrë me dhënë një falënderim gojor që kemi bashkëpunuar por kjo nuk ka ndodhur. Dalëngadalë siç duket nuk e kanë parë të nevojshme gjë që është gabim unë e vlerësoj që kanë bërë gabim në këtë drejtim, kryesia e degës këtu në Podujevë gjegjësisht sepse të njëjtit e bartin edhe pushtetin në nivelin lokal. Në një mënyrë më kanë anashkaluar në këtë drejtim sepse më se kanë pa të arsyeshme që të më ftojnë në disa evenimente që kanë pasur dega e LDK-së apo LDK në qendër gjë që nuk ka ndodhur dhe edhe unë në një mënyrë natyrshëm jam larguar nga ata kolegë që kemi bashkëpunuar në një periudhë të gjatë edhe me sfida e vështirësi të mëdha. Kjo është ajo që unë jam pak i zhgënjyer nga Agim Veliu.”, theksoi ai.

Ani pse dorëheqja e Bilallit nga postet e LDK-së erdhi si rezultat i kushtimit që BIK-u ia bëri për ta marrë postin e kryetarit të BIK-ut në Podujevë, Bilalli tha se me shkrim kishte lënë mundësi bashkëpunimi për të cilin asnjëherë nuk u realizua.

“Kur kam dhënë dorëheqje e kam lënë mundësinë e bashkëpunimit edhe me LDK-në edhe me subjektet të tjera politike. Por të them të drejtën edhe kryesia e LDK-së në Podujevë nuk e ka parë të arsyeshme që të vazhdoi një bashkëpunim të ndërsjellët edhe me mua si Imam por edh si kryetar i BIK-ut”, tha ai.

Intervista ka dhe pjesë të tjera të cilat do të publikohen në vazhdim…