Kompanitë e prodhimit të betonit protestuan me kamionë e sirena pas ngritjes së çmimeve të çimentos.
Pakënaqësinë e tyre ata e shprehën para kompanisë prodhuese Sharr-Cem, në Han të Elezit, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, kjo kompani e ka ngritur për 58 për qind çmimin e furnizimit me beton.
Ata po kërkojnë që të merren masa nga Ministria e Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë, pasi sipas tyre kjo është ngritja e tretë e çmimit për çimento gjatë këtij viti.