Anëtarët e Kuvendit Komunal dhe kryetari i rizgjedhur i komunës së Podujevës nga LDK, Agim Veliu janë betuar sot solemnisht në Kuvendin Komunal të kësaj komune, raporton Llapi.info.

Gjatë fjalimit të tij, Veliu tha se do të punojë me nder dhe besnikëri dhe se gjithë detyrat do t’i kryej në përputhshmëri me ligjin.

“Unë Agim Nuhi Veliu betohem që do ti kryej detyrat dhe do ti ushtroj kompetencat si kryetar i komunës së Podujevës , me nder, besnikëri në mënyrë të pa anshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë. Faleminderit”, tha ai.

Kujtojmë se para se të betohet Veliu, betimin e kanë bërë këshilltarët komunal./Llapi.info