Në prag të muajit të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka nisur aksionin “Sofra e Ramazanit 2020”, aksion ky që ka për qëllim ndihmën ndaj familjeve nevojtare.
Në kuadër të kësaj kampanje, “Bereqeti”-dega në Podujevë ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi t’i bashkohen kësaj iniciative bamirëse.
“Shoqata Humanitare “Bereqeti” që punon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, me degët e saj nëpër këshilla lokal të Bashkësisë Islame ka shpallur kampanjën: “Sofra e Ramazanit”. Në kuadër të kësaj edhe dega e Bereqetit në Podujevë fton dhe thërret gjithë ata që kanë mundësi të i bashkohen kësaj Kampanje. Kampanja përfshin grumbullimin e ndihmave Humanitare për familjet në nevojë, të cilave do u ndihmojmë gjatë muajit Ramazan. Ndaj për çdo mundësi nga ana juaj për të kontribuar, brenda dhe jashtë vendit na kontaktoni. Zoti u shpërbleftë me të mirat e Tij. Kujtim Hyseni – Përgjegjës I degës “Bereqeti” – KBI Podujevë. Numri kontaktues: 045-654-450”, thuhet në njoftim./Llapi.info







