Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, sot është emëruar Kryeimam i Përhershëm i BIK- ut për Podujevë, njofton Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i rrjetit të OJQ-së ‘Demokracia Fillon Këtu’ Shemsi Jashari i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar mikun e tij për emërimin e bërë nga Myftiu, Naim Tërrnava.

“Tre veta i njohë në Kosovë që sa herë dalin në zgjedhje fitojnë!! Njëri nga ata është Bekim Jashari i cili sot me vendim të myftiut Naim Terrnava është emëruar Kryeimam i përhershëm i Bashkësisë Islame të Kosovës për Llap. URIME SUKSESE, Bekim je model për lakmi krenohemi me ju”, ka shkruar Jashari.