Michelle Obama në një lëvizje me klas – një nga më të sofistikuarat – ku inteligjenca dhe drejtpeshimi i saj tani shihen si diçka nga një epokë e humbur e artë. Publikimi i autobiografisë së saj “Becoming” në vitin 2018 e solli ndriçimin e saj në sferën publike, sipas termave të saj.
I dha notën A dhe status ndërkombëtar për të kundërshtuar burrin e saj dhe për t’u ofruar demokratëve dhe atyre që janë kundër Trumpit në gjithë botën një manifestim për t’u kapur për dinjitetin dhe mirësjelljen, shkruan “The Guardian”.
Tani kemi këtë dokumentar të autorizuar të prapaskenave që mund ta shikojmë në “Netflix” (nga kompania “Higher Ground Productions” e çiftit Obama) për turneun amerikan të librit të Michelle Obamas (me një ndalesë në “Londër O2 Arena”).
E tregon atë duke hyrë e duke dalë nga makina sportive të blinduara, duke biseduar lehtë dhe natyrshëm me sigurimin e saj, me kolegët dhe familjen në sfond, e me figura të njohura, duke filluar me Oprah Winfreyn dhe me njerëzit që prisnin nëpër librari për ta marrë librin me nënshkrim, shumë shpesh duke u shtrirë për dysheme e duke qarë për faktin se po e shihnin atë ballë për ballë, transmeton KOHA. (Megjithatë, jam ndier keq që nuk arritëm ta shihnim përsëri paraqitjen e saj zbavitëse në komedinë “Parks and Recreation”, e cila tregon zyrtaren Leslie Knop në rolin e së cilës vjen aktorja Amy Poehler, si një fanse e zjarrtë në prani të saj).
Obama shkon te shtëpia e familjes së saj në Chicago për të treguar për të kaluarën e saj, veçanërisht për babanë e saj të ndjerë, sesi ishte takuar e martuar me Barackun, për rritjen e fëmijëve në Shtëpinë e Bardhë dhe për shpërthimin emocional kur e ka lënë për herë të fundit: ajo thotë se ka qarë më zë në avionin zyrtar për 30 minuta, pjesërisht për lehtësimin që detyrat e saj zyrtare kanë përfunduar. E kjo është e shpërndarë në mes të takimeve të saj me vajza dhe gra afro-amerikane duke biseduar sesi eksperienca e saj mund t’i ndihmojë ato. Malia Obama ka një pjesë po ashtu ku flet në mënyrë të qetë e të zgjuar.
Ky është një film nga kompania e familjes, kështu që nuk mund të presim ndonjë vështrim hetues. Më e afërmja që marrim është kur ajo e humb kontrollin kur vëllai i saj, Craig, fillon që ta përqeshë veshjen e saj, dhe kjo nuk i pëlqen aspak. Madje jam i interesuar për të ditur sa e emocionuar ishte ajo kur Barack realizoi atë që u pa si një surprizë gjeniale, kur u paraqit në njërën nga ngjarjet e saj, që në mënyrë të lezetshme u krahasua me Jay-Z, duke u shfaqur në koncertet e Beyonce-s.