Lokale - eSIMy

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se klubi që drejton ka arritur të bëhet klub evropian, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Batatina në një postim në Facebook, ka thënë se gëzon 99 për qind e përkrahjes nga llapjanët.

“Unë mund të humbas por edhe të arrij fitore por K.F. “LLAPIN” dhe skuadrën e zemrës kurr nga zemra nuk mund ta largoj. Jam i lumtur që falë mbështetjes së vëllezërve në diasporë, kryetarit, Beqirit, nënkryetarit Amrushit dhe drejtorit Bejtushit kam arritur të bëj organizimin e klubit në nivelin evropian. I lumtur që gëzoj mbështetjen e 99% të llapjanëve, ndërsa vetëm 1% mund t’i kem kundër, prandaj ata i kemi me bë situatën më interesant që edhe çaji të pihet më shumë”, ka shkruari.

Ndërkohë, klubi nga “Zahir Pajaziti” dje ka shënuar fitore si vendas ndaj favoritit për titull, Ballkanit, derisa në xhiron e radhës i shkon Prishtinës./Llapi.info