Trajneri i skuadrës së Llapit,Tahir Batatina ka reaguar edhe njëherë lidhur me ndërtimin e stadiumit Nacional të Kosovës.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se po qe se vazhdohet me këtë trend sa herë që të ndërrohen qeveritë të ndërrohet edhe lokacioni për ndërtimin e tij, nuk ka kohë, transmeton Llapi.info.

Statusi i plotë i Batatinës:

Mirmengjesi të gjithë ju adhurus dhe dashamir të futbollit .A do të ndodh sot edhe një vendim i pa dëshiruar për të gjithë adhurusit e futbollit që lokacioni për stadion të ndrrojë dhe mos të fillojnë punimet në Kryeqytetin e Kosoves Prishtinen apo do të shëmtohet futbolli Kosovar dhe të lëviz në një lokacion si Fshati Korretic dhe as në harten e Evropes e kanë vështir për ta gjetur këtë lokacion. Kërkojë nga të gjithë të ngritet zëri pa anime pa lokalizum por vetem të thuhet e verteta që Stadioni Nacional të jetë në vendin ku të gjitha procedurat kanë përfundu dhe mos të bëhen loja politike për interesa personale . Lokacioni nga Hotel Grandi në Bërrnic është vetem 5 minuta dhe hiq më shumë se 3.5 Km ..Sa here ndrrohen Qeverit nuk kemi kohë me ndrru ne stadionin Nacional o të nderuar Qeveritar dhe ju Kryeparlamentar !!!…

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka vendosur që ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të bëhet  në komunën e Gllogocit në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc të kësaj komune, apo 14 kilometra larg Prishtinës./Llapi.info