Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në rrjetin social të tij Facebook ka thënë se po të isha në vendin e drejtuesve të institucioneve të Kosovës do më vinte turp nga qytetarët e shtetit tim që një shtet si Maqedonia ka një stadium aq të mirë futbolli ku ne as që kemi filluar ende themelet e tij.
Ai përmes këtij shkrimi ka thënë se për mos ndërtimin e këtij stadiumi pengesa kryesore ose janë institucionet ndërkombëtarë si UNMIK, KFOR e Eulex ose jemi vetë ne aq të pa ndërgjegjshëm ndaj qytetarëve tanë.
Ja edhe postimi i plote i Batatinës:
Kush po e pengon shtetin e Kosoves dhe instutcionet tona që të fillojn me ndërtimin e Stadionit Kombtarë ?!Mos po na pengon Unmiku ,Kfori ,Eulex apo jemi të pa ndergjegjshumë ndaj qytetarve !.Po të isha unë në vendin e tyre do t’më vie turp nga Qytetaret e shtetit tim që një Shtet aqë i vogël si Maqedonia ka një stadion Futbolli ne as që kemi filluarë ende për ta ndertuar atë





