Llapi ka shënuar fitore si mysafir i Trepçës ’89 1-2, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.
Gola për llapjanët i shënuan Ahmed Januzi (8’), Valmir Veliu (52’), ndërkohë që për vendasit realizoi Darësish (72’).
Pas kësaj fitoreje, që ia mundëson Llapit kualifikimin në gjysmëfinale, Tahir Batatina, ka thënë se ky trofe, sipas tij, meriton të jetë në Podujevë. Ai ka lavdëruar edhe sulmuesin Valmir Veliu.
“Mendoj se duhet të lidhemi te pjesa taktike e ndeshjes. E kemi ditur se na pret një sfidë e vështirë. Nuk është lehtë ta mposhtësh Trepçën në shtëpi. E kemi bërë maksimumin. Llapi ka vite që financohet nga kjo kryesi, kemi skuadër solide. Mendoj se ne kemi synime dhe kjo është Kupa e Kosovës. Në gjysmëfinale duhet të jemi të vëmendshëm. Llapi i ‘legjendave’, i Vokrrit e të tjerë, e meritojnë që të shkojë trofeu në Llap. Sot ishte një ndeshje e mirë. Ajo që më bëri përshtypje, ishte drejtësia që u gjykua në fushë nga gjyqtarët”, ka thënë Batatina për ArtSport./Llapi.info






