Tahir Batatina prej të shtunës është bërë me licencën A të UEFA-s, derisa sot nis stinorin pranveror të Superligës me skuadrën e tij, Llapi.

Kundërshtari i tyre është Gjilani, të cilin e presin në Merdar.

Batatina thekson se pret nga lojtarët e tij angazhim maksimal. “Pres angazhim maksimal nga skuadra, pasi kemi punuar në të gjitha aspektet profesionale, në mënyrë që të tregojmë lojëra të mira dhe rezultate pozitive, Jemi shumë të qetë, ne nuk mbajmë asnjë pikë presioni, pasi objektivi jonë është t’i qasemi prej ndeshjes në ndeshje, pa menduar fare çka ndodh më vonë”, deklaroi Batatina për GazetaOlle.com, përcjell Llapi.info.

Në rast se skuadra e tij shënon fitore, atëherë do të kalojë Feronikelin në renditje, gjë që shton edhe më shumë motivin në radhët e llapjanëve.

“Ajo nuk diskutohet, por kjo është vetëm loja e parë. Ka ndeshje të mjaftueshme, por gjithësesi ky është edhe një motiv shtesë për djelmoshat e skuadrës së Llapit, në të cilët kam besim të madh, pasi këta djem më kanë bindur se mund të bëjnë gjëra të mira”.

I pyetur nëse ka ndonjë porosi për Gjilanin dhe trajnerin e saj, Bylbyl Sokoli, ‘Bati’ shtoi: “Po, do t’i pres miqësisht në Llap dhe le të fitojë më i miri, le të fitojë futbolli kosovar, sepse ajo ka rëndësi të madhe”.

Llapi ndodhet në pozitën e dytë me 30 pikë, dy më pak se Feronikeli, që barazoi sot me Istogun. /Olle

batii