Disa qytetarë të lagjeve në periferi të qytetit të Podujevës po kërkojnë nga organet komunale që t’i shtrojnë trotuare dhe të bëhet asfaltimi i rrugëve, shkruan Llapi.info.
Ata kanë dërguar pamje në Llapi.info, ku shihet në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, trotuari ka mbetur në gjysmë për shumë vjet dhe nuk është kryer ende.

Sipas banorëve në këtë pjesë, mospasja e trotuareve në këtë pjesë, siç kanë thënë ata, janë të rrezikuar nga automjetet. Të njëjtit kanë bërë thirrje tek Drejtoria e Shërbimeve Publike që t’i ndërmarrin hapat sa më parë.

Ndërkaq, një tjetër banor prapa marktetit “ETC” ka kërkuar që t’u shtrohet rruga me asfalt. Sipas tij, tani me shtimin e të reshurave kalimi në këtë pjesë bëhet thuajse i pamundur për shkak të lloçit të madh./Llapi.info.







