Vetëm Kroacia dhe Serbia kanë çmime më të larta të apartamenteve të reja se Kosova ndër shtatë shtete në Ballkan.
Sipas një grafikoni të “Radios Evropa e Lirë” bazuar në Agjencitë për Statistika, një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro. Vitin e kaluar, një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushtonte 1070 euro mesatarisht.
Më së liri në rajon, banesat kushtojnë në Shqipëri, që është vendi me rritjen më të vogël të çmimeve, prej katër për qind. Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro. Pak më shtrenjtë kushtojnë në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht.