Kryetari i degës së LVV në Podujevë Bajram Ajeti dhe Ajet Potera i cili para pak kohësh iu bashkangjit kësaj partie, janë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Llapi.info.
Këtë e ka konfirmuar komisioni për informim nga dega e kësaj partie në Podujevë të cilët kanë theksuar se vendimi është marrë sot në Këshillin drejtues të kësaj partie ku Albin Kurti u zyrtarizua si kandidat për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje.




