Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me mungesën e kolegëve të tij deputetë që munguan në seancën e djeshme të Kuvendit, në të cilën u votua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, këta deputetë kanë cenuar sovranitetin e shtetit të Kosovës.
“Sipas Kushtetutës, sovraniteti i shtetit buron nga populli dhe ushtrohet nga deputetët. Prandaj, deputetët janë të obliguar të mbrojnë sovranitetin e shtetit të përcaktuar me kushtetutë. Çdo mosveprim i tyre nënkupton cenim të sovranitetit të shtetit”, shkroi ai në Facebook.






