Fotografimin e dhëmbëve qytetarët llapjanë nuk po mundin ta bëjnë në objektin e QKMF-së në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kjo, pasi ortopani i blerë para gjashtë vjetëve ende nuk është funksional. Për këtë çështje nuk ka pranuar të flas drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu.

Madje, ky i fundit s’e lejoi kryemjekun, Bajram Bajgora, të prononcohet për kamerave. Bajgora, ditë më parë, në në postim në Facebook, pati ngritur një shqetësim për këtë pajisje.

“Përpjekja ime deri tash ishte e kotë dhe krejt çka mund të them është kjo: dikush më tha nuk ka shëncë me marr kodin,dikush tha krejt aparaturat mundesh me i fut në funksion Ortopanin jo dhe jo rrallë nga faktorë mbrenda u qortova:,na ke lodhë me këtë Ortopan.Diçka po fshihet këtu,shtrohet pyetja jemi simbiozë me grupet e interesit apo të pafuqishëm përballë tyre,apo mund të jetë opcioni i blerjes së një të riu për të mbuluar me ”pluhur” këtë që e kemi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ekipi i Tëvë1 nuk u lejua nga drejtori i kësaj qendre që të marrë pamje të ortopanit.

Burime të Tëvë1 brenda QKMF-së në Podujevë kanë bërë të ditur se kjo pajisje nuk ndodhet më në repartin e Stomatologjisë.

Për këtë temë, as komunarët nuk janë përgjigjur./Llapi.info/Tëvë1/