Lokale - eSIMy

Avokati Arianit Koci ka pyetur se si askush nuk e ka kontrolluar apo parë vrasësin e 35 vjeçares shtatzënë para Gjinekologjisë.

Ai ka thënë se në ndërtesën e gjinekologjisë është roja, në rrethin e spitalit ka policë dhe si vrasësi ka ikur me veturë, si ka dalë nga QKUK-ja pa u kontrolluar nga askush.

Postimi i tij i plotë:

Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën.

Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja.Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor.

E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues.Krisma dëgjohet anekënd!

Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së.Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanarisht në gjinekologji.
Para se me dalë e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar.Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen.

Si është e mundur askush të mos reagoj?