Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e kandidatëve që kanë zënë vend në Kuvendin Komunal të Podujevës, raporton Llapi.info.
Ashtu si edhe në zgjedhjet e vitit 2017, edhe në këto të 17 tetorit, Avni Fetahu është kandidati më i votuar nga të gjitha partitë politike në Podujevë.
Fetahu në këto zgjedhje ka arritur t’i marrë 774 vota, duke e bërë atë që ta mbajë “fronin” e liderit nga të gjitha subjektet.
Sipas këtyre rezultateve, del që LDK-ja do t’i ketë 14 këshilltarë komunalë, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 13 asamblistë.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, LDK ka rënie për një këshilltar, derisa VV rritje për katër asamblistë.
Rënie ka pësuar edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo fundit do të përfaqësohet vetëm nga katër asamblistë, derisa AAK do t’i ketë tre sosh. Balli Kombëtar edhe kësaj radhe do ta ketë vetëm një këshilltar komunal./Llapi.info
Rënia e LDK-së dhe ngritja e madhe e VV-së në Kuvendin e Podujevës






