Lokale - eSIMy

LDK ka pësuar rënie sa i përket numrit të këshilltarëve komunalë në Kuvendin e Podujevës në këto zgjedhje, shkruan Llapi.info.

Sipas KQZ-së, LDK kësaj radhe do t’i ketë 14 këshilltarë komunalë. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, LDK ka një asamblist më pak, pasi atëherë kjo parti arriti t’i ketë 15 këshilltarë.

Por, nga ana tjetër, rritje të madhe në këto zgjedhje ka pasur Lëvizja Vetëvendosje. Nga këto zgjedhje, VV do t’i ketë 13 asamblistë, duke shënuar kështu rritje për 4 kandidatë më shumë.

Rënie ka pësuar edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo  fundit do të përfaqësohet vetëm nga katër asamblistë, derisa AAK do t’i ketë tre sosh. Balli Kombëtar vetëm një asamblist.

Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Ekrem Hysenin dhe do të garojnë në balotazh për kreun e Komunës së Podujevës./Llapi.info

 

ZGJEDHJET 2017

 

 

ZGJEDHJET 2021