Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka nominuar ish-zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim para medieve pas përfundimit të mbledhjes.

“Jemi pajtuar që z.Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK-së ka thënë që ai ka qenë i propozuar mirëpo nuk e ka pranuar këtë detyrë për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Unë u arsyetova para kryesisë që nuk jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo që nuk e dëshiroj, sepse konsideroj se vendi është një të situatë të rëndë me pandeminë dhe dialogun që do të pasojë më vonë. Prandaj në asnjë rast si kryetar i LDK-së nuk do ta kisha vullnetin që unë të mos e pranoja këtë përgjegjësi që ma jap partia ime, por duke u nisur nga nevoja që unë akoma të kujdesem për shëndetin tim, për shkak të disa probleme fizike që i kam e luta kryesinë që të kenë mirëkuptim ndaj meje dhe ta gjejnë kandidatin që i plotëson të gjitha kriteret”, tha Mustafa./Llapi.info