Shkruan: Arbër Ymeri

Mendini kritik nënkupton vlerësim sistematik apo formulim i opinioneve a pohimeve të bazuara në kritere racionale. Përbën vlerësimin e përfundimeve, duke shqyrtuar në mënyrë logjike dhe sistematike problemet, provat dhe zgjidhjet.

Mendimi kritik udhëhiqet nga parimi që thotë se e vërteta nuk qëndron në fillim të diskutimit, por në përfundim të tij. Mendimi kritik nënkupton guximin për të mos u pajtuar/konformuar me rregullat e mendimit tradicional. Pra nënkupton mendim jokonformist ndaj asaj që thonë autoritetet morale, pedagogjike e politike, me qëllim që të hapen mundësi për ide të reja e krative.

Tejaklimi i mendimit të zakonshëm tradicional është kusht i domosdoshëm drejt mendimit kritik. Për Rene Dekartin, filozof i njohur francez i cili nihet si themelues i filozofisë moderne, zanafilla e mendimit kritik ishe vënia në dyshim e të gjitha dijeve dhe njohurive, që trashigohen nga e kaluara. Ai në veprën e tij të njohur “Ligjeratë mbi metodën” përmend katër rregulla nëpër të cilat duhet të bëhet shqyrtimi racional i pohimeve që pretendojnë të kenë statusin e dijes dhe të njohjes.

Rregulla e parë thekson dyshimin si elementin themelor të metodës, si element përbërës të menduarit kritik për gjetjën e çdo vertetësie. Rregulla e dytë shpreh aspektin analitik të metodës. Ku shpreh një pikëshikim të procesit të njohjes, por edhe një raport të ri të njeriut me botën. Rregulla e tretë shpreh aspektin sintetik, ku implikohen ngritjet e njohurive prej më të thjeshtave drejt atyre më të ndërlikuara. Rregulla e katërt kërkon që të bëhet verifikimi i të gjitha elementeve të lëndës së studiuar.

Pra në tërësin e tyre këto katër rregulla paraqesin mënyrën se si vepron të menduarit kritik. Problemi tjetër qe mund të diskutohet këtu është se çfarë e pengon avancimin e mendimit kritik dhe pse njeriu nuk mund të mendoj jashtë kallapëve, në këtë kontekst mund t’i radhisim disa faktor sa social, po aq edhe psikologjik: të menduarit egocentrik, kushtëzimi social, përvojat e njëanshme, arroganca dhe intoleranca dhe mendini në grup, janë vetëm disa prej tyre. Në tejaklimin e këtyre pengesave rol kyç ka edukimi dhe arsimimi i mirëfilltë.

I gjithë sistemi i edukimit dhe arsimimit në nivel global ka tendecë për të ndërtuar shkolla e universitete qe ndihmojnë në avancimin e kritikës. Në këtë kontekst shkollat dhe universitetet shqiptare janë shumë larg këtij qëllimi, pavarësisht pretendimeve.

Ne sot kemi vetëm institucione arsimore që nxënësëve e studentëve u mësojnë të vërtetat e gatshme dhe memorizuese, përtej kësaj arsimimi ketu degjeneron në indokrinim që të rinjët mësojnë të mendojnë me kategori përjashtuese. I gjithë ky model i mësimdhënies mbyt kreativitetin dhe nxit pasivitetin tek të rinjët, por edhe i demotivon ata.