Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM1 2019.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,394.

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, duhet të plikojnë me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 13 Maj deri me datën 17 Maj 2019, nga ora 8:00- 16:00.

Lista e fituesve gjendet publike në web faqe, linku: http://www.atk-ks.org/wpcontent/uploads/2019/05/ListaPerfundimtareFituesitTM1_2019.pdf

Verifikimin e gjendjes së plikos mund ta bëni tek linku: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi