Janë asfaltuar rrugët në tri fshatra të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu është njoftuar nga faqja zyrtare e Komunës së Podujevës.
Njoftimi i plotë:
Asfaltohen rrugë në fshatin Godishnjak, Shakovicë dhe Lluzhan
Drejtori i drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Leutrim Kraniqi sot gjatë ditës ka parë nga afër ecurinë e punimeve të asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave në fshatrat; Godishnjak, Shakovicë dhe Lluzhan.
Drejtori Kransiqi i uroi banorët e këtyre fshatrave për kompletimin e infrastrukturës rrugore, si dhe u zotua se investimet nga ana e komunës do të vazhdojnë në çdo cep të komunës pa veçuar asnjë fshat e lagje, por gjithmonë duke u bazuar vetëm në nevojat e banorëve.
.