Sot janë asfaltuar disa rrugica në fshatin Letanc të Podujevës, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Agim Veliu, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Sot, në Letanc përcolla nga afër realizimin e punimeve në asfaltimin e disa rrugicave të këtij fshati” ka shkruar Veliu

Tutje Veliu shtoi se përveç asfaltimit të rrugicave do të vazhdohet me ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimit publik.

“Asfaltimi i këtyre rrugëve do të pasohet me investimeve në kompletimin e infrastrukturës, për të vazhduar me ndërtimin e trotuareve dhe shtrirjen e ndriçimit publik, si dhe projekte të tjera të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve” shtoi Veliu/Llapi.info/

Sot, në Letanc përcolla nga afër realizimin e punimeve në asfaltimin e disa rrugicave të këtij fshati.Asfaltimi i…

Publiée par Agim Veliu sur jeudi 14 décembre 2017