Britaniku, Justin Bateman, i cili që një kohë të gjatë është duke qëndruar në Chaing Mai të Tajlandës, po mahnit rrjetet sociale me veprat artistike që po krijon me guralecë.

Bateman, 44 vjeçar, i cili ka studiuar për skulpturë në Universitetin e Arteve në Londër deri tani ka krijuar imazhe origjinale të artistëve të klasit botëror, por edhe të njerëzve të zakonshëm që i takon, shkruan Klankosova.tv.

Duke përdorur guralecë e zhavorr ai ka punuar portrete të artistëve me famë botërore si Leonardo da Vinçin, Mbretëreshën Elizabetë, Mona Lizënl.

Bateman këtë veprimtari e ka filluar që dy vjet dhe deri tani ka krijuar 15 vepra të këtilla arti.

Më poshtë i gjeni disa nga këto krijime mahnitëse të Batemanit: