Në mungesë të një vendi të veçantë për ti ekspozuar veprat e tyre, disa të rinj artistë mbrëmë kanë protestuar në qendër të Podujevës me moton “deri kur në rrugë” ku në rrugë i kanë prezantuar punimet e tyre, njofton Llapi.info.

Organizatori i kësaj performance Edmond Hoti tha se artistët në qytetit tonë veçanërisht artistët e rinj kanë nevojë për më shumë përkrahje institucionale që u ka munguar sipas tij me vite.

Hoti më tej ka thënë se është turp që qyteti nuk ka një galeri arti.

“Artistët në qytetin tonë, veçanërisht artistët e rinj kanë nevojë për shumë më tepër perkrahje institucionale që u ka munguar për gjith këto vite.

Nje qyteti me rreth 90 mijë banorë t’i mungojë një galeri arti është turp.

Shumë artistë të mahnitshëm nuk kanë ku të ekspozojnë veprat e tyre dhe detyrohen shpesh herë që të aplikojnë në galeritë e  komunave të tjera.”, tha ai.

Më tej ai u ka bërë thirrje institucioneve që të reflektojnë dhe tu mundësohet galeria ku talentët mund t’i tregojnë krijimtaritë e tyre.