Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në kontingjentin e sotëm të vaksinave Pfizer të blera nga Qeveria kanë arritur 81.900 doza.

Ai ka thënë se në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.

“Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë. Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë. Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha”, ka shkruar ai.