I arratisuri nga Qendra Korrektues në Lipjan është arrestuar dje.

Policia e Kosovës ka njoftuar shtëpia e personit që është arratisur në muajin nëntor të vitit të kaluar është kontrolluar dhe i njëjti është arrestuar.

“Me urdhëresën e lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është bërë kontrolli i shtëpisë se të dyshuarit mashkull K/Shqiptar me ç’ rast i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën Korrektues në Lipjan”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.