Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, përkatësisht në fshatin Shakovicë, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, derisa është bërë e ditur se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Por, Policia e Kosovës s’e ka dhënë as edhe një detaj tjetër përse i dyshuari ka qenë në kërkim. Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info






