Mbrëmë rreth orës 23:50 minuta Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull i cili para 5 muajsh plagosi me armë zjarri B. XH. 40 vjeç në rrugën ‘Hakif Zejnullahu’ në Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë, i  dyshuari mashkull K-shqiptar  me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se më 20 gusht të vitit 2017 personi tashmë i arrestuar, rreth orës 24:00 kishte plagosur një 40 vjecar në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë.

I dyshuari deri më tani ka qenë i kërkuar nga policia./Llapi.info

Lexo:

Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë