Një person në Pejë është arrestuar pasi në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër duke shtënë me armë zjarri në ajër kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellës të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë mitraloz, një bajonetë dhe një pistoletë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.






