Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar dje në ora 10:30 minuta në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Arrestimi i personit në fjalë është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë.
I njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës./Llapi.info





