Një person i kërkuar tashmë e një kohë nga Policia e Kosovës është arrestuar në mbrëmjen e Ditës së Flamurit, njofton Llapi.info.

Sipas raportit të PK- së, arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

I njëjti është sjellë në stacionin policor në Pejë dhe është dërguar në lokalet e mbajtjes dhe pritet të dalë pranë gjykatës./Llapi.info