Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës, është arrestuar dje rreth orës 13:45 minuta në fshatin Obranqë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas PK- së arrestimi i personit në fjalë është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info