Policia e Kosovës, ka arrestuar një person i cili kishte shkruar komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
I dyshuari është arrestuar në Gllogoc, ndërsa ai komentin e kishte bërë në njërin nga portalet e Kosovës, gjatë të hënës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 20.04.2020-NN. Me datën 21.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në një portal informativ kishte bërë komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton policia.