Policia në raportin shtesë për tentim vrasjen në Podujevë, bën të ditur se dje është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “Zahir Pajaziti” i cili gjendej në arrati, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një armë TT, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se më datë (12.02.2018) e hënë, në rrugën “Zahir Pajaziti” të Podujevës, nga një rrahje mes personave, njëri nga ta kishte shtënë në drejtim të dyshuarve të tjerë të cilët ishin në automjetin e tyre. Sipas PK-së gjatë asaj rrahje persona të lënduar nuk kishte./Llapi.info

Lexo edhe: Tentim vrasje në Podujevë, tre të arrestuar