Një person është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Insajderi merr vesh se personi i dyshuar për veprën penale të dhunimit është rreth 55-vjeçar, ndërsa viktima është një e mitur 13-vjeçare.
Burime të Insajderit bëjnë të ditur se i dyshuari dhe viktima janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës.
Përveç Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, si dhe mbrojtësi i viktimave.






