Policia ka arrestuar tre të dyshuar lidhur me një rast të grabitjes që ka ndodhur në muajin korrik të këtij viti në fshatin Dumosh të Podujevës, njofton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur më 7 korrik , ku personat e dyshuar pasi kanë lidhur viktimat me ngjitës ku përfshihen edhe fëmijë dhe nën kërcënimin e armëve kanë arrit që nga shtëpia e viktimave të marrin një shumë të konsiderueshme parash, sasi të stolive të arit, një veturë të tipit Ford Focus si dhe gjësende të tjera me vlerë.

Aksioni i policisë për arrestimin e tyre ka nisur më 05 tetor kur është arrestuar personi i parë i dyshuar: B. Zeneli, 25 vjeçar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa personat tjerë të dyshuar :F. Sejdiu, 41 vjeçar dhe R. Islami 26 vjeçar, janë arrestuar dje dhe pardje.

Bëhet e ditur se edhe ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Llapi.info