Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Që të dy të arrestuarit ishin të kërkuar nga Policia tashmë e një kohë. Njëri prej të kërkuarve është arrestuar në rrugën “Zahir Pajaziti” në ora 16:30 minuta kurse personi i dytë është arrestuar në “Magjistrale” rreth orës 21:05 minuta.

Sipas PK- së që të dy personat, meshkuj, janë arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë.

Për vuajtje të dënimit ata janë dërguar në burgun e Dubravës./Llapi.info