Dorëzimi i aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.
Reuters, Washington Post, Associated Press, se Kosova nisi rrugëtimin, ndonëse tejet të gjatë, evropian.
“Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, dorëzoi aplikimin në BE të enjten, duke nisur një proces që mund të merr vite, nëse jo dekada, dhe e cila varet nga normalizimi i marrëdhënieve me fqinjin e saj Serbinë”, ka shkruar Reuters.

Reuters rikujton se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë para se të mund të anëtarësohet në BE, derisa citon deklarimet e zyrtarëve evropian për shpresat që të ketë një marrëveshje brenda një viti.
Agjencioni amerikan i lajmeve Associated Press aplikimin e Kosovës në BE e quan “hapi i parë në atë që duket një rrugë e gjatë e anëtarësimit”.
“Për Kosovën, vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që aplikon për t’iu bashkuar bllokun 27 anëtarsh, një vend në BE është qëllim i largët”.

Washington Post shkruan se si ky aplikimin ka zgjuar kundërshtinë serbe, për të cilët shkruan se kanë nisur kërkesat ndaj pesë shteteve mosnjohëse të BE’së, plus Hungarinë, për ta bllokuar këtë iniciativë.
“Kosova është mbyllur në një mosmarrëveshje afatgjatë me një tjetër shpresuese për anëtarësim në[ BE, Serbinë fqinje, e cila tashmë i ka bërë thirrje bllokut të anulojë procesin e pranimit. Pa zgjidhur dallimet e tyre, anëtarësimi i plotë vështirë se mund të bëhet realitet për secilin vend”, ka shkuar Washington Post.







