Mediat shtetërore të Kinës kanë raportuar se të enjten, një anije kozmike kineze për herë të parë ka zbarkuar në pjesën e largët të hënës.

Eksploruesi ‘Chang-e 4’ ka prekur sipërfaqen e hënës rreth orës 10:26 të mëngjesit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Kjo pjesë e cila nga disa quhet edhe si pjesa e errët e hënës, deri tani ka qenë shumë pak e eksploruar.

Zbarkimi i kësaj anije thekson ambiciet e mëdha të Kinës për t’u shndërruar një fuqi hapësinore.