Lokale - eSIMy

Analisti nga Podujeva, Shemsi Jashari, ka propozuar një “metodë” për zgjidhjen e ngërçit për tërheqjen e mjeteve nga trusti, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, duke cituar një fjali nga Llapi, Jashari ka propozuar që të lejohet tërheqja e parave nga Trusti, me qëllim që të kthehen nga punëtorët pas një periudhe 5 deri në 10 vjet.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

TRUSTI, kredi pa kamat!

Punëtorët duan lejimin e tërheqjës së trustit derj në 30% e totalit.
Opozita kërkon dhe insiston të lejohet tërheqja.

Qeveria kategorike kunder, me arsyetimin se rezikohet mirëqenja në pleqëri(edhe mos e bo zot bleni naj Iphone pro max).

E qysh zgjidhja?

Prej llapi thojnë zgjate doren përgjysmë e kryejmë këtë punë, tê gjith lëshojnë “pe” ngapak!
Kuvendi miraton ligjin që lejon tërheqjën e deri 30%, të trustit, me kushtin që të programohet kthimi nga punëtori për një periudhë 5-10 vjetë, varësisht nga paga dhe mosha në punë( para pensioni).

Kështu në fund të gjith fitojnë:

1. Punëtorët janë të kënaqur, bëjnë zgjidhje momentale për krizën i marrin parat që po kërkojnë;
2.Opozita realizon kauzën e vet politike, ua mundësojnë tërheqjën e parave nga trusti;
3.Pozita realizon qëllimin që parat secili i kthen brenda një periudhe para pensioni kur iu duhen punëtorëve;
4. Trusti kryen punën administrative ua jap parat punëtorëve komplet, e ua ndal për një periudhë kapak e pa kamat.
Në fund i bjenë një kredi pa kamat nga parat tona, që ia kthejmë vetës në shuma të vogla.