Edhe pse e mbuluar me bar e therra dhe dyer të mbyllura, ambulanca në fshatin Murgull sipas drejtorit të QKMF- së në Podujevë, Zaim Thaçi, është funksionale, raporton Llapi.info.
Sipas tij kjo ambulancë është në funksion dy herë në javë. Mirëpo sipas banorëve të kësaj ane kjo ambulancë e cila gjendet sipër rrugës në fshatin Murgull nuk është në funksion tashmë e sa muaj.
“Ambulanca në këtë fshat nuk është në funksion qe disa muaj. Edhe bari e ka mbuluar thuajse të tëren. Edhe ni njeri me hi brenda oborrit është për tutë me t’kap ndonjë gjarpër”, tha B. Z
Kurse, në një përgjigje elektronike për Llapi.info, Drejtori i QKMF- së, Zaim Thaci tha se kjo ambulancë është në funksion dy herë në javë.
“Ambulanca ne fshatin Murgull eshte ne funksion, por për shkak te numrit te vogël te pacientëve dhe numrit jo te mjaftueshëm te punëtoreve shëndetësor Mjeku punon ne AMF-Murgull 2 here ne javë . Ndërsa AMF-Pollatë punon çdo ditë pune nga ora 08-14:30 dhe është në një distance gjeografike konform Ligjit për Shëndetësi dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha ai.
Kujtojmë se edhe ambulanca tjera si ajo e fshatit Lluzhan, Kërpimeh dhe Orllan nuk janë funksionale 24 orë./Llapi.info